kek njofton sindikatat per ndarjen e thengjillit per punonjesit 686c2a76cccc8

KEK njofton sindikatat për ndarjen e thëngjillit për punonjësit

July 7, 2025
1 minut lexim

Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës ka mbajtur sot një takim me kryetarët e dy sindikatave të korporatës: Sindikata e Re e KEK-ut (SR-KEK) dhe Sindikata Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK), ku është diskutuar për çështje me interes të ndërsjellë dhe për mirëqenien e punonjësve, ku ka njoftuar për ndarjen e thëngjillit për të gjithë punonjësit e KEK-ut, si masë mbështetëse dhe lehtësuese për punonjësit.

Në një postim në “Facebook”, KEK bën të ditur se gjatë takimit, menaxhmenti i ka njoftuar përfaqësuesit sindikal lidhur me vendimin e fundit të Bordit të Drejtorëve për ndarjen e thëngjillit për të gjithë punonjësit e KEK-ut, si masë mbështetëse dhe lehtësuese për punonjësit.

“Përfaqësuesit sindikal mirëpritën vendimin, ndërsa palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta, me qëllim adresimin sa më efektiv të temave të tjera me interes për punonjësit”, thuhet në postim.

Tutje theksohet se KEK-u mbetet i përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me sindikatat dhe forcimit të partneritetit me punonjësit e saj, si faktor kyç për stabilitetin dhe funksionimin efikas të korporatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump njofton tarifa prej 25 per qind per korene e jugut dhe japonine 686c23aa7dbe8
Lajmi i mëparshëm

Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë

xhensila dhe ledri shfaqen me te afert se kurre me pare 686c2ba218656
Lajmi i radhës

Xhensila dhe Ledri shfaqen më të afërt se kurrë më parë

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë