kek nis parakualifikimin per parkun solar 100 mw ne ish depon e hirit 6947f97ea4a1e

KEK nis parakualifikimin për parkun solar 100 MW në ish-depon e hirit

December 21, 2025
1 minut lexim

Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar më 8 dhjetor 2025 fazën e parakualifikimit për ndërtimin e një projekti fotovoltaik me kapacitet minimal prej 100 MW, si pjesë e strategjisë për tranzicion energjetik dhe shfrytëzim të tokave të degraduara, raporton KosovaPress.

Projekti parashikon një kapacitet DC prej 130 MWp dhe kapacitet AC minimal prej 100 MW, me strukturë fikse, ndërsa do të realizohet në një sipërfaqe prej 158 hektarësh në ish-depon e hirit.

Lidhja në rrjet do të bëhet në nivelin 110 kV, në një distancë prej rreth 1.5 kilometrash nga lokacioni i projektit.

Buxheti total i projektit vlerësohet në 104 milionë euro, ku 30 për qind do të financohen përmes grantit të Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër përmes dy kredive të buta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritja e followersave ne rrjete sociale eksperti i it kerkese e shpeshte realizohet nepermjet kompanive te treta 6947f94e38246
Lajmi i mëparshëm

Rritja e followersave në rrjete sociale/ Eksperti i IT: Kërkesë e shpeshtë, realizohet nëpërmjet kompanive të treta

australia nderon viktimat e sulmit 6947f9c8bec72
Lajmi i radhës

Australia nderon viktimat e sulmit

Të fundit nga

Australia nderon viktimat e sulmit

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i inteligjencës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, ndërsa vendi po mban zi për sulmin në një plazh të Sidnejit ku u vranë 15
ShkoLartë