Keira Knightley tërhoqi vëmendjen teksa mori pjesë në një darkë në Londër për të festuar 20-vjetorin e markës luksoze të modës Erdem.
Aktorja 40-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan nude të qëndisur me lule, ndërsa pozonte me elegancë për kamerat në eventin e organizuar nga themeluesi Erdem Moralioglu dhe Ruth Rogers.
Fustani elegant kishte një jakë të lartë me dantellë me pala, dizajn pa mëngë, bust të ngushtë dhe qëndisje të ndërlikuar me lule jeshile, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Keira e kompletoi paraqitjen me balerina të arta dhe një çantë të vogël të bardhë me dorezë në ngjyrë ari.
Ajo u shfaq në humor të shkëlqyer teksa pozoi për një foto të ëmbël gjatë darkës së bashku me Erdem Moralioglu, Rashida Jones dhe Ruth Rogers.

Paraqitja e Keirës në këtë event vjen pasi ajo dhe bashkë-ylli i saj Ben Whishaw, 45 vjeç, u shfaqën emocionalë në pamjet e para të sezonit të dytë të shumëpritur të trilerit spiunazhi të Netflix, Black Doves.
Burimi: botasot.info


