keir starmer jep doreheqjen nga posti i kryeministrit te mbreterise se bashkuar 6a39008d493fb

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

June 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.



Para shpalljes së dorëheqjes, Starmer deklaroi se kishte trashëguar një Parti Laburiste që, sipas tij, ishte “politikisht, financiarisht dhe moralisht e falimentuar”. Ai tha se i ishte përsëritur vazhdimisht se partia ishte “e mbaruar”, por theksoi se ai i ka “provuar këta njerëz gabim”.

Ai shtoi se gjatë udhëheqjes së tij e ka ndryshuar partinë duke “çrrënjosur helmin e antisemitizmit” dhe duke rikthyer besimin në ekonomi, mbrojtje dhe siguri kombëtare.

Starmer bëri të ditur se ka informuar edhe Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste të përcaktojë një afat për zgjedhjen e liderit të ri, me nominimet që do të hapen më 9 korrik dhe procesin që pritet të përfundojë para pushimit veror të parlamentit.

Sipas tij, kjo do të thotë se një udhëheqës i ri do të jetë në detyrë përpara rikthimit të parlamentit në shtator, ndërsa deri atëherë ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër.

Starmer u zotua gjithashtu për një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe tha se do ta mbështesë plotësisht pasardhësin e tij. Ai shtoi se udhëheqësi i ri do të trashëgojë një Britani “më të fortë dhe më të drejtë” se dy vite më parë.

Në fund, ai falënderoi bashkëpunëtorët e tij, stafin e Downing Street dhe shërbimin civil për punën dhe mbështetjen gjatë gjashtë viteve të fundit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet nje trup i pa jete ne shkup 6a38ee8dafbaf
Lajmi i mëparshëm

Gjendet një trup i pa jetë në Shkup

pacolli grupet kriminale uzurpuan terminalin e vlores per 10 muaj spak te nise hetimet 6a39051301c25
Lajmi i radhës

Pacolli: Grupet kriminale uzurpuan Terminalin e Vlorës për 10 muaj, SPAK të nisë hetimet

Të fundit nga

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit” për një takim, si dhe në prag të paradës ushtarake të 14
ShkoLartë