keds nga neser nisin shkycjet e bizneseve pa kontrate furnizimi me energji 688a2899ab2d6

KEDS: Nga nesër nisin shkyçjet e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji

July 30, 2025
1 minut lexim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka paralajëmruar se që nga nesër do të fillojë shkyçjen e bizneseve nga rrejti që nuk kanë marrëveshje me furnizues të licencuar të tregut të lirë.

KEDS ka thënë se kjo bëhet në bazë të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit.

“Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike (Nr. 05/L-085) dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja. Bazuar në këto obligime ligjore të përmendura më lart, KEDS nesër, më 31.07.2025, është i obliguar të shkyçë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me një Furnizues Aktiv”, thuhet nga KEDS.

KEDS ka thënë se ky proces është pjesë e reformave për liberalizimin e tregut të energjisë dhe është i përcaktuar nga autoriteti rregullator.

Ne inkurajojmë bizneset që ende nuk kanë ndërmarrë këtë hap të kontaktojnë sa më parë furnizuesit e licencuar nga ZRRE për të përmbushur obligimet e tyre.

KEDS, si Operator i Sistemit të Shpërndarjes nuk ka ndonjë kompetencë furnizuese, por ka vetëm rolin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe si kompani e rregulluar është e obliguar ti zbatojë të gjitha vendimet e ZRRE-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

memorial per 4 viktimat e ngjarjeve te bit pazarit ganiu pas 33 vitesh perkujtohen ata qe dhane jeten per barazi 688a28209f33d
Lajmi i mëparshëm

Memorial për 4 viktimat e ngjarjeve të Bit Pazarit, Ganiu: Pas 33 vitesh përkujtohen ata që dhanë jetën për barazi

ed sheeran blen nje apartament luksoz ne new york me vlere 10 milione euro 688a29c519c51
Lajmi i radhës

Ed Sheeran blen një apartament luksoz në New York me vlerë 10 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë