ke qejf nje luan guida se si tia fitosh zemren 688ccc9639739

Ke qejf një Luan? Guida se si t’ia fitosh zemrën

August 1, 2025
min lexim

Është e thjeshtë që ta dallosh një Luan, me kilometra larg. Do vëmendje, të gjithë dritën mbi vete dhe nuk të lë kurrë të harrosh se kush është mbreti/mbretëresha e horoskopit.
 
Luani s’di të ndalet dhe mund të themi se i gjithë ky sezon është ditëlindja e kësaj shenje, por gjithsesi do e kuptosh sepse do e festojë për gjithë muajin me fansat, ndjesë, miqtë dhe familjarët.
 
I udhëhequr nga Dielli, Luani, ose qendra e sistemit diellor do që të shkëlqejë kurdo dhe kudo. Pra, nëse nuk do të digjesh nga zjarri që një Luan reflekton, të sugjerojmë të vendosësh SPF, syze dhe të na lexosh.

Ç’kërkon Luani në një lidhje?

Nuk ka rëndësi apo jo, Luani ka lindur për të shkëlqyer dhe për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Si një shenjë zjarri, Luani do që të ndërtojë një reputacion të pathyeshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe sigurisht, të jetë një lider i paharrueshëm.
 
Megjithëse është paksa egoist dhe kërkon gjithë kohën që të gjithë sytë të jenë tek ai, Luani e merr shumë seriozisht miqësinë dhe dashurinë.
 
Luani do të jetë me dikë që e kupton plotësisht dhe ta mbështesë në veprimet dhe zgjedhjet që bën. Luani meriton të ketë një fron, por do që edhe një person tjetër, me të njëjtin vizion dhe ambicie. E ke parasysh Cleopatra-n me Antony, apo Michelle dhe Barack (Cleopatra dhe Barack, sigurisht Luanë)? Ja, këtë do edhe një Luan.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen Luani?

Luani do të argëtohet dhe të kalojë çdo ditë duke festuar dhe shijuar jetën! Pozitiviteti, vetëbesimi dhe vibe i duhur…kjo është mënyra për t’i fituar zemrën një Luani.
 
Luani s’e vret mendjen nëse partneri/ja ka pak ego, pasi gjithsesi e ka paksa qejf këtë sjellje. Por, arrogancën s’e kanë qejf kaq shumë. Gjithashtu, edhe njerëzit që nuk guxojnë ose që guxojnë më shumë se duhet. Pra, një balancë për Luanin.

Cilat shenja shkojnë më shumë me Luanin?

Kush është gati për një dasmë mbretërore? Shenjat si Dashi dhe Shigjetari dyfishojnë energjinë e Luanit dhe e bëjnë atë të shkëlqejë, pasi e vlerësojnë dinamizmin dhe faktin që Luani është një shenjë kaq karizmatike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

msh jane shpallur konkurset per bursa mbeshtetje per 7880 nxenes dhe studente 688ccb2d4ef0c
Lajmi i mëparshëm

MSH: Janë shpallur konkurset për bursa, mbështetje për 7880 nxënës dhe studentë

mickoski paralajmeroj 8 investime te reja per punesime te reja dhe standard me te fuqishem 688cd0d0011db
Lajmi i radhës

Mickoski: Paralajmëroj 8 investime të reja për punësime të reja dhe standard më të fuqishëm

Të fundit nga

ShkoLartë