ke konfirmon aprovimin e asistences teknike per kosoven 689225c3dd473

KE konfirmon aprovimin e asistencës teknike për Kosovën

August 5, 2025
1 minut lexim

Komisioni Evropian ka konfirmuar aprovimin e katër projekteve të asistencës teknike për investime të ardhshme në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes.

Bëhet fjalë për njërin nga dy hapat që ishin paralajmëruar në kuadër të heqjes graduale të masave të Bashkimit Evropian, të vendosura në qershor të vitit 2023.

Përveç asistencës teknike, BE ka rifilluar në fillim të korrikut takimet në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Zyrtarët evropianë rikujtojnë se këto dy hapa të parë janë pjesë e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili në dhjetor të vitit të kaluar shprehu gatishmërinë për të nisur procesin e heqjes graduale të masave – proces ky që do të zhvillohet paralelisht me hapa të mëtejshëm nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri të vendit.

“Hapat e ardhshëm varen nga progresi në terren në raport me pritjet tona dhe janë të kushtëzuar nga ulja e qëndrueshme e tensioneve në veri,” ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Kosova tashmë ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të masave të Bashkimit Evropian. Ato ishin vendosur me rekomandimin e shefit të atëhershëm të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Për vendosjen e masave nuk ishin ndjekur procedurat e zakonshme të sanksioneve. Edhe pse Borrell, në qershor të vitit 2024, në të njëjtën mënyrë rekomandoi heqjen e masave, ato ende mbeten në fuqi, pasi për heqjen e tyre kërkohet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edicioni i ri ne serie a vjen me risi ne ndarjen e drejtesise 689225c0d1a91
Lajmi i mëparshëm

Edicioni i ri në Serie-A vjen me risi në ndarjen e drejtësisë

shitjet e tesla s bien me 60 ne mbreterine e bashkuar 68922674218a4
Lajmi i radhës

Shitjet e Tesla-s bien me 60% në Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë