ke do te mbeshtese pd ne garen per tiranen ne pritje te zyrtarizimit te emrit demokratet mbledhin kryesine e vogel 68e38dd4d142f

Kë do të mbështesë PD në garën për Tiranën? Në pritje të zyrtarizimit të emrit, demokratët mbledhin Kryesinë e vogël

October 6, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike ka mbledhur sot  Kryesinë e vogël për të diskutuar në lidhje me kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës.

Në mbledhje janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj si dhe grupi që kanë negociuar me aleatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Ne këtë mbledhje do diskutohet për kandidatet të cilët, kane shprehur dëshirën për te kandiduar si te pavarur për Tiranën, raporton gazetari Osman Stafa.

Deri tani emri që është zyrtarizuar si kandidat i pavarur është Florjan Binaj, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Partisë “Shqipëria Bëhet”.

Ndërkohë Sali Berisha në një konferencë me gazetarët pasi doli nga SPAK tha se PD ka 12-13 kandidatë.

Kushdo emër që do të dalë zyrtarisht nga opozita përballë do të ketë Ogerta Manastirliun, e cila është zyrtarizuar nga PS.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen tearca nuk pranon me mashtrime koha e ndryshimit ka ardhur me daut memishin 68e38c71dfaea
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Tearca nuk pranon më mashtrime, koha e ndryshimit ka ardhur me Daut Memishin

shqiperia nis pergatitjet per serbine kombetarja do te zhvilloje sot seancen e pare stervitore 68e38e331d4fd
Lajmi i radhës

Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore

Të fundit nga

ShkoLartë