ke ardhe me 100 veta ne kosove labinot rexha i kthehet keq jozit 6919c0f6b7970

‘Ke ardhë me 100 veta në Kosovë’, Labinot Rexha i kthehet keq Jozit

November 16, 2025
1 minut lexim

Një përplasje e re dhe shumë e ashpër ka lindur në showbiz-in shqiptar, këtë herë mes dy emrave që dikur ishin miq të pandarë: Labinot Rexha dhe Joz Marku. Ajo që dukej si një miqësi e fortë dhe e komentuar shpesh, duket se ka marrë fund në mënyrën më të keqe të mundshme.

​Labinot Rexha, i njohur si “Labi”, ka publikuar një tekst të gjatë në formën e një “diss”-i në Instastory, ku nuk i kursen akuzat e rënda ndaj personit që e quan “Jozi”.

​Duke i kujtuar të kaluarën e tyre, Labi pretendon se ai ka qenë personi që e ka ndihmuar dhe “rritur” Jozin, duke i referuar famës që ky i fundit mori nga “Big Brother”.

Image

Foto: Instastory

​”Mos harro: Fama nuk mund të jetë Big Brother. Ju jeni rritur me këngët e mia,” shkruan ndër të tjera Labi.

​Por reagimi nuk ndalet me kaq. Akuzat bëhen tejet të rënda kur Labi përmend mashtrime dhe “vjedhje”, duke aluduar për aktivitete në Londër.

​”Dhimbë më ka ardhë për ata njerëz kur të dërgova në Londër […] po ta shohin më hapin tënd,” shkruan ai, duke pretenduar se Jozi ka lënë njerëz në rrugë.

​E gjithë kjo situatë bëhet edhe më dramatike kur kujtojmë se Labi dhe Jozi kanë qenë aleatë dhe miq të afërt për një kohë të gjatë.

​Teksti i Labinotit, i cili përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe një gjuhë tejet të ashpër, tregon se raportet mes tyre janë dëmtuar rëndë.

​Nuk dihet ende se cila është arsyeja konkrete e kësaj krisjeje kaq të madhe mes dy ish-miqve, por ky shpërthim publik tregon se raportet mes tyre janë tejet të acaruara. Tani, sytë janë nga Joz Marku për të parë nëse do të ketë një kundërpërgjigje ndaj këtyre akuzave tronditëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vala me probleme pas punimeve ne rrjet 6919bfd796caa
Lajmi i mëparshëm

​Vala me probleme pas punimeve në rrjet

vlen me keshilltaret tane ne krye te vendimmarrjes shkupi po rikthehet ne binaret e zhvillimit dhe stabilitetit financiar 6919ca757c705
Lajmi i radhës

VLEN: Me këshilltarët tanë në krye të vendimmarrjes, Shkupi po rikthehet në binarët e zhvillimit dhe stabilitetit financiar

Të fundit nga

ShkoLartë