kdi votimi per nenkryetaret nga komunitetet joshumice duhet te behet ne pako 68add526de4e4

KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet joshumicë duhet të bëhet në pako

August 26, 2025
1 minut lexim

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësimin që as në përpjekjen e 59-të, Kuvendi nuk arriti të përmbyllë procesin e konstituimit.

Megjithëse u zgjodh Kryetari i Kuvendit dhe tre nënkryetarë nga subjektet më të mëdha parlamentare, KDI vlerëson se gjatë procesit të zgjedhjes së dy nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë ka pasur shkelje procedurale nga ana e Kryetarit të Kuvendit, siç thuhet në komunikatë, përmes vendosjes së një procedure të ndarë votimi për kandidatin nga komuniteti serb dhe atë nga komunitetet tjera joshumicë.

KDI thotë se aktgjykimet e Kushtetueses kanë përcaktuar se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet edhe në bazë të praktikave të deritanishme sipas të cilave pesë nënkryetarët e Kuvendit janë votuar në dy pako të ndara.

“Fryma e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 67), Rregullorës së Punës së Kuvendit (neni 12) dhe aktgjykimeve të Gjykatës nënvizon thelbësisht nevojën për konsesnsus dhe gjithpërfshirje gjatë votimit të kryetarit/es dhe nënkryetarëve”.

“Devijimi nga kjo procedurë jo vetëm që cenon procesin e konstituimit të Kuvendit por edhe pengon zbatimin e obligimeve kushtetuese për garantimin e përfshirjes së komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës”.

“KDI u bën thirrje subjekteve parlamentare që me përgjegjësi institucionale dhe duke pasur në prioritet interesin shtetëror, të përkushtohen për të gjetur një zgjidhje që përmbyll sa më parë procesin e konstituimit të Kuvendit në përputhje me frymën e Kushtetutës, Rregulloren e Punës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet tutje në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cili eshte klubi qe jep pagat me te larta ne europe 68add514eef53
Lajmi i mëparshëm

Cili është klubi që jep pagat më të larta në Europë?

kina ka kryer transplantin e pare te mushkerise se derrit te nje njeri 68add64972dd5
Lajmi i radhës

Kina ka kryer transplantin e parë të mushkërisë së derrit te një njeri

Të fundit nga

ShkoLartë