kdi kritikon insistimin per votim te fshehte procedure qe ka deshtuar 34 here nuk eshte zgjidhje 686ad0e362c11

KDI kritikon insistimin për votim të fshehtë: Procedurë që ka dështuar 34 herë nuk është zgjidhje

July 6, 2025
1 minut lexim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili të dielën në Facebook ka ritheksuar qëndrimin për votimin e fshehtë si rrugëdalje nga bllokada institucionale.

Cakolli, në një postim të tij po ashtu në Facebook, ka vënë në pikëpyetje këtë qasje, duke e cilësuar votimin e fshehtë si një procedurë që ka dështuar plot 34 herë deri tani, gjashtë herë më shumë sesa votimi i hapur.

“Si mund të quhet ‘zgjidhje’ një procedurë që ka dështuar 34 herë radhazi, gjashtëfish më shumë sesa ajo e hapur?”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka theksuar se insistimi i vazhdueshëm për votim të fshehtë, tashmë edhe nga vetë Kryesuesi i seancës, është bërë absurd dhe nuk ka as legjitimitet, e as përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, të gjitha përpjekjet për ta ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës janë të paligjshme, përderisa kjo mund të bëhet vetëm në takimin përgatitor mes grupeve parlamentare dhe ish-Kryetarit të Kuvendit – takim që këtë herë u mbajt më 8 prill.

“Kryesuesi nuk ka kurrfarë diskrecioni e autoriteti për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës,” shkroi Cakolli, duke shtuar se çdo veprim i tillë është “vendim i njëanshëm e arbitrar”.

Cakolli i ka bërë thirrje Kryesuesit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalin “manipulimin procedural” dhe të kthehen te konsensusi dhe kompromisi politik, siç kërkohet edhe nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij po injorohet me vetëdije.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo pritet te jete paga vjetore e shqiptarit nese kalon te hajduku i splitit 686ad0e04f42f
Lajmi i mëparshëm

Kjo pritet të jetë paga vjetore e shqiptarit nëse kalon te Hajduku i Splitit

perdoruesit e google maps jane te habitur pasi kane pare nje kafke misterioze ne brigjet e nje ishulli kanadez 686ad1d0289a5
Lajmi i radhës

Përdoruesit e Google Maps janë të habitur pasi kanë parë një kafkë misterioze në brigjet e një ishulli kanadez

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë