Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry ka ngjallur reagime të shumta pasi gjatë koncertit të saj në Londër bëri një koment thumbues në lidhje me thashethemet për një romancë me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Gjatë performancës, Perry iu drejtua publikut me humor, duke thënë se është “shumë e dashuruar”, çka u interpretua nga fansat si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Trudeau.
Komenti i saj erdhi pas javësh spekulimesh në media për një lidhje të mundshme mes tyre, pas ndarjes së Trudeau nga bashkëshortja Sophie Grégoire vitin e kaluar.

Ndërkohë, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht marrëdhënien, por momenti në skenë ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale.


Burimi: botasot.info


