katy perry ironizon ish partneret gjate koncertit 6a37b53f78155

Katy Perry ironizon ish-partnerët gjatë koncertit

June 21, 2026
1 minut lexim

Katy Perry ka tërhequr vëmendjen gjatë koncertit të saj në festivalin O Son do Camino në Santiago de Compostela të Spanjës, ku solli një moment që u interpretua si një thumbim ndaj disa prej ish-partnerëve të saj.

Gjatë interpretimit të këngës “Never Really Over”, këngëtarja 41-vjeçare përdori një iPhone gjigant si pjesë të performancës.

Në ekran shfaqeshin telefonata hyrëse nga emra që lidhen me ish-të dashurit e saj, të cilat ajo i refuzonte me humor para publikut, shkruan DailyMail.

Mes tyre ishte edhe Diplo, me të cilin pati një lidhje të shkurtër në vitin 2014. Më pas në ekran u shfaqën inicialet JM dhe OB, që fansat i lidhën me John Mayer dhe Orlando Bloom.

Perry i dërgoi të dyja telefonatat në sekretari telefonike, ndërsa vazhdonte të këndonte vargjet e “Never Really Over”.

Në fund u shfaq telefonata nga JPJT, që i referohet Justin Pierre Justin Trudeau. Ndryshe nga të tjerat, Perry shtypte vazhdimisht butonin e pranimit.

Kjo vjen pasi artistja ka pranuar së fundmi se ndihet e “transformuar” nga marrëdhënia me ish-kryeministrin kanadez, me të cilin nisi romancën në korrik 2025, pas ndarjes nga Orlando Bloom.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz dhe bota konflikte afersi dhe aleanca te reja 6a37b4726ce97
Lajmi i mëparshëm

Merz dhe bota: Konflikte, afërsi dhe aleanca të reja

maqedonia mund te humbase 150 mije deri ne 250 mije banore ne 25 vitet e ardhshme 6a37b7e105898
Lajmi i radhës

Maqedonia mund të humbasë 150 mijë deri në 250 mijë banorë në 25 vitet e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë