Katie Price u kujdes të dukej elegante dhe e kuruar teksa parakaloi në tapetin e kuq në lançimin zyrtar të dokumentarit të saj origjinal për Sky, Katie Price: Nothing to Hide, në Londër të hënën mbrëma.
Ish-modelja glamour, 48 vjeçe, e cila pritet të zbulojë gjithçka në një serial dokumentar me katër pjesë, shfaqi rezultatet e ndërhyrjes korrigjuese në buzë, pasi iu nënshtrua operacionit vetëm javën e kaluar.
Ylli udhëtoi drejt Brussels për procedurën që kishte si qëllim heqjen e indit mbresor në buzët e saj, të krijuar si pasojë e migrimit të mbushësit estetik (lip filler), shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Dhe megjithëse më herët gjatë javës kishte publikuar fotografi ku buzët e saj dukeshin të mavijosura dhe të enjtura, ekipi i saj i grimit duket se kishte bërë një punë të shkëlqyer për mbrëmjen, pasi vetëm disa shenja minimale mund të dalloheshin poshtë hundës së saj.
Për eventin, Katie zgjodhi një fustan të zi të ngushtë pas trupit, me të cilin tërhoqi vëmendjen duke ekspozuar koleksionin e tatuazheve në shpinë. Pamjen e kompletoi me një palë taka të zeza me platformë.

Burimi: botasot.info


