kater vitet e nje lufte ukrainasit ne tirane rrefejne dhimbjen dhe shpresen per paqe ne atdhe kemi frike per ta 699dc154ec273

Katër vitet e një lufte/ Ukrainasit në Tiranë rrëfejnë dhimbjen dhe shpresën për paqe në atdhe: Kemi frikë për ta

February 24, 2026
min lexim

“Tani them që jam në shtëpi, edhe fëmijët thonë jemi 50% shqiptarë dhe 50% ukrainas”, u shpreh ukrainasja Oksana Genkina, në përkujtimin e nisjes së luftës në Ukrainë.

Oksana, që jeton dhe punon prej 14 vitesh në Tiranë ka mundur të tërheq, prindërit dhe motrën në Shqipëri, ndërsa familjarët e tjerë vijojnë përballjen me agresionin rus në Ukrainë. E trishtuar me luftën që vazhdon prej katër vitesh në atdheun e saj, ajo lutet për shëndetin e të afërmve.

“Vëllai me nusen dhe fëmijët është aktualisht në Ukrainë, prej një javë është larguar nga Kharkiv në një zonë më të qetë. Ne kemi më shumë frikë për ta se ata për veten. Çdo mëngjes, çdo darkë, i telefonojmë për t’i pyetur si janë”, tha ajo.

Oksana shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e shqiptarëve, por thotë se nuk mungojnë rastet kur fëmijët e saj përballen me ofendimet e bashkëmoshatarëve dhe u bën thirrje prindërve për mënyrën si trajtojnë luftën në prani të të miturve.

“Të mendohen se çfarë thonë në prani të fëmijëve, dëgjojnë shumë gjëra sepse jo të gjithë janë në mbështetje të Ukrainës. Disa thonë kështu duhet të ndodhë, një fëmijë lëndon tjetrin pa e kuptuar”.

Edhe Alina që u largua nga qyteti i saj dy vite më parë, kur Poltava u shënjestrua nga forcat ruse, çdo ditë e nis me lutjen për mbarimin e luftës, që do t’i mundësonte kthimin në atdhe.

“Djali im ishte vetëm një muajsh, për dy muaj qënduam në një tendë dhe më pas erdhëm në Shqipëri. Familja ime është në Poltava, çdo herë që u telefonoj, lutem që të më përgjigjen. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, por ne ëndërrojmë të rikthehemi në shtëpi”, tha Alina Nikitina.

Në katër vjetorin e nisjes së luftës kundër Ukrainës, ambasada e Ukrainës çeli në sheshin Skënderbej një ekspozitë me foto që dëshmojë dhimbjen njerëzore.

“Në këto katër vite, Ukraina nuk zgjodhi luftën, por rezistencën. Për vite me radhë, populli ynë ka mbrojtur të drejtën e tij themelore për jetën. Ne po mbrojmë jo vetëm tokën dhe shtëpitë tona, por edhe parimet thelbësore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane dhe euro-atlantike. Mirënjohje e veçantë për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë, një vend që e njeh shumë mirë çmimin e lirisë”, deklaroi Volodymyr Shkurov-ambasadori i Ukrainës në Tiranë..

Ambasadori Silvio Gonzato theksoi qëndrimin e BE-së për paqe të qëndrueshme në Ukrainën e gjunjëzuar nga sulmet dhe bombardimet e vazhdueshme ruse.

“Pas katër vitesh lufte, ne jemi të vendosur të sigurohemi që viti 2026 të jetë viti në të cilin agresioni ndaj Ukrainës të përfundojë. Ndërsa Ukraina ka treguar vazhdimisht gatishmërinë e saj për paqe, Rusia ka refuzuar ta bëjë këtë dhe vazhdon luftën, duke shënjestruar civilët dhe infrastrukturën civile.

Asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të jetë e besueshme ose e qëndrueshme pa Ukrainën, dhe asnjë zgjidhje që prek sigurinë evropiane nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e plotë të Evropës“, u shpreh Silvio Gonzato-ambasadori i BE-së në Tiranë.

Të pranishmit mbajtën homazh për mijëra jetët e humbur në radhët e civilëve ukrainas, përshirë fëmijët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba kap anijen e trete te naftes ne oqeanin indian qe ishte nen sanksione 699dc09074641
Lajmi i mëparshëm

SHBA kap anijen e tretë të naftës në oqeanin Indian që ishte nën sanksione

zgjedhja e presidentit tashme eshte pune e kryer bytyci tregon kush i ka gjasat me te medha qe lvv ta propozoje per president 699dc17ddbff4
Lajmi i radhës

“Zgjedhja e presidentit tashmë është punë e kryer”/ Bytyçi tregon kush i ka gjasat më të mëdha që LVV ta propozojë për President

Të fundit nga

Paralajmëron spektakël ndaj Benfikës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka dalë këtë të martë në konferencë për shtypin për të folur para përballjes së kthimit ndaj Benfica-s, e vlefshme për play-off-in e UEFA Champions League.
ShkoLartë