kater persona kapen duke germuar ilegalisht per ar ne kalisht te gostivarit 6adcd9a1983f3

Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit

October 24, 2026
1 minut lexim

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht.

Ata janë kapur në flagrancë duke kryer gërmime të paligjshme me qëllim gjetjen e arit. Gjatë kontrollit, policia u ka konfiskuar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera.

Katër personat dyshohen se kanë kryer veprën penale sipas nenit 264 të Kodit Penal, „Dëmtimi ose shkatërrimi i pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose i rariteteve natyrore“.

Të gjithë janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bianca censori terheq vemendjen me fustan transparent fotografite i realizon kanye west 6adcd91f880cd
Lajmi i mëparshëm

Bianca Censori tërheq vëmendjen me fustan transparent, fotografitë i realizon Kanye West

Të fundit nga

ShkoLartë