kater palestineze vriten ne gaza nje dite pas lirimit te 20 pengjeve izraelite hamas u shkel marreveshja e armepushimit 68ee1d4037011

Katër palestinezë vriten në Gaza, një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë. Hamas: U shkel marrëveshja e armëpushimit

October 14, 2025
1 minut lexim

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se katër persona janë vrarë nga forcat izraelite në lagjen lindore Shejaiya të Gazës.

Ajo citon një burim mjekësor duke thënë se ata u vranë “kur dronët izraelitë qëlluan ndaj banorëve që po inspektonin shtëpitë e tyre”.

Në një deklaratë në Telegram, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “një numër të dyshuarish u identifikuan teksa kaluan Vijën e Verdhe dhe iu afruan forcave të IDF që po operonin në veri të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes.”

Vija e verdhë është kufiri ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të Trumpit.

“U bënë përpjekje për t’i larguar të dyshuarit. Ata nuk u përgjigjën dhe vazhduan të afroheshin ndaj forcave, të cilat hapën zjarr për të eliminuar kërcënimin,” thuhet më tej në deklaratë.

Një zëdhënës i Hamasit e quajti të shtënat “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperthimi i nje ndertese ne verona humbin jeten 3 karabiniere 68ee1b5348967
Lajmi i mëparshëm

Shpërthimi i një ndërtese në Verona, humbin jetën 3 karabinierë

rama publikon shifrat rekord vizitoresh ne sitet kulturore te shqiperise 68ee2027e27b1
Lajmi i radhës

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë