kater gazetare midis 15 te vdekurve ne sulmin izraelit ndaj spitalit ne gaza 68ac30539a1b3

Katër gazetarë midis 15 të vdekurve në sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza

August 25, 2025
1 minut lexim

Të paktën 15 persona, përfshirë katër gazetarë që punonin për media ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë në një sulm izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës.

Reuters njoftoi se një nga kameramanët e saj u vra në sulmin ndaj Spitalit Nasser. Tre të tjerët raportohet se punonin për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC.

Sipas Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi, disa persona u vranë në një sulm fillestar, dhe të tjerë në një të dytë që ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.

Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se kameramani i saj, Husam al-Masri, ishte mes viktimave.

Të tjerët thuhet se janë Mohammed Salameh që punonte për Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, gazetare e Associated Press, dhe fotografi Muath Abu Taha, i punësuar nga rrjeti televiziv amerikan NBC.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samsung sjell vizionin ai home te jetuarit e se ardhmes tani ne ifa 2025 68ac3016bd876
Lajmi i mëparshëm

Samsung sjell vizionin “AI Home: Të jetuarit e së ardhmes, tani” në IFA 2025

netanyahu vendos kushte izraeli mund te terhiqet nga libani vetem nese hezbollahu carmatoset 68ac321314176
Lajmi i radhës

Netanyahu vendos kushte: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, vetëm nëse Hezbollahu çarmatoset

Të fundit nga

ShkoLartë