Kate Moss dukej sikur s’ishte plakur as edhe një ditë, teksa pozonte për një set të ri fotografik të nxehtë të hënën.
Modelja, 51 vjeçe, dëshmoi se ende “e ka”, teksa ishte ylli i fushatës për Kismet by Milka, markë e njohur e bizhuterive të çmuara dhe e piercingëve luksozë.
Për xhirimin, ajo tregoi trupin e saj rinor dhe të tonifikuar në një fustan të zi të thellë e provokues, që i përqafonte linjat.

Ajo ishte stolisur me bizhuteritë mahnitëse të markës, përfshirë një varëse dhe vathë me dizajn interesant, ndërsa flokët biond i kishte stiluar me onde voluminoze.
Në disa prej fotove të tjera të setit, Moss shihet pas skenave, ku shfaq këmbët duke mbajtur vetëm një këmishë të bardhë dhe taka elegante.

Ky set vjen në të njëjtën kohë me publikimin e filmit biografik “Moss & Freud”, që flet për jetën e saj — ku rolin e Kate Moss e luan aktorja Ellie Bamber.
Burimi: botasot.info


