kate middleton thyen rregullin me nje zgjedhje mode qe nuk pritej dhe pas saj fshihet nje mesazh i fuqishem 686d44e07bbea

Kate Middleton “thyen rregullin” me një zgjedhje mode që nuk pritej dhe pas saj fshihet një mesazh i fuqishëm

July 8, 2025
1 minut lexim

Në pritjen zyrtare të Presidentit francez Emmanuel Macron më 8 korrik, Kate Middleton bëri një dalje që nuk mund të kalonte pa u vënë re, jo vetëm për elegancën, por edhe për simbolikën.

E veshur për herë të parë me një krijim Dior, Princesha e Uellsit zgjodhi një kostum rozë të zbehtë nga koleksioni i vitit 2024, dizajnuar nga Maria Grazia Chiuri. Veshja, me linja të frymëzuara nga dizajni origjinal i Christian Dior në vitin 1947, u shoqërua me një kapele nga Jess Collett, vathët e dikurshëm të Princeshës Diana dhe një gjerdan me perla nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth, transmeton OraNews.

Ky debutim i saj me Dior nuk ishte rastësi. Dior ka një histori të gjatë me familjen mbretërore britanike nga Princesha Margaret dhe Diana, deri te Meghan Markle dhe Mbretëresha Camilla.

Me këtë zgjedhje, Kate konfirmon se diplomacia mund të bëhet edhe përmes modës, dhe ajo di ta bëjë me shumë klas.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lendohet nje vajze brenda pishines se germise keshilli lokal fajeson komunen 686d43b4e193c
Lajmi i mëparshëm

Lëndohet një vajzë brenda pishinës së Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën

premtoi ndryshe veproi ndryshe taravari bashke me ahmetin dhe selen 686d46c167754
Lajmi i radhës

Premtoi ndryshe, veproi ndryshe / Taravari bashkë me Ahmetin dhe Selën

Të fundit nga

ShkoLartë