Kate Hudson, 46 vjeç, tregoi format e saj elegante ndërsa festonte Ditën e Pavarësisë së SHBA-së në Ibiza, në shoqërinë e Dakota Johnson dhe Sofia Vergara. Aktorja u pa e veshur me bikini ngjyrë kafe, duke shijuar rrezet e diellit dhe një zhytje freskuese në ujërat e kristalta të ishullit spanjoll.
Yjet e njohura të Hollivudit u fotografuan teksa zbrisnin nga jahti i tyre luksoz, i ankoruar pranë restorantit bregdetar Casa Jondal – një nga destinacionet më të njohura të zonës.
Të relaksuara dhe në humor festiv, ato kaluan momente të këndshme mes detit dhe bregut, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Sofia Vergara, 52 vjeç, u pa me një fustan të bardhë maxi të gjatë, të kombinuar me një bluzë të zezë bandeau, duke u kthyer drejt varkës pas një ndalese në restorant. Ndërsa Dakota Johnson, 35 vjeç, kishte zgjedhur një mbulesë të lehtë të thurur mbi bikini, duke u mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.
Pushimet luksoze dhe stili i pakrahasueshëm i aktoresave bënë përshtypje të madhe, duke i kthyer ato në qendër të vëmendjes në brigjet e bukura të Ibizas.

Burimi: botasot.info