Kate Garraway u shndërrua në Sandy Olsson për Ditën “Make Some Noise” të Global Radio të premten.
Prezantuesja 58-vjeçare u vesh me një palë streçe të ngushta lycra, të kombinuara me një xhaketë të shkurtër prej lëkure në stil “biker”, për t’u transformuar në personazhin nga filmi Grease.
Kate i stiloi flokët në kaçurrela të ngushta dhe e plotësoi veshjen me një palë taka të kuqe dhe buzëkuq të ndezur. Ajo u shoqërua nga bashkë-prezantuesja Jenni Falconer, e cila gjithashtu ishte veshur si Sandy, ndërsa Paul Phear u transformua në Danny Zuko, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Jenni, 49 vjeç, mori pamjen e “Sandy-së së mirë” me një këmishë të bardhë, një fund të verdhë në formë A-je dhe një xhaketë të lehtë në të njëjtën ngjyrë.
Ndërkohë, Paul kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona PVC dhe një paruke me modelin karakteristik të flokëve të Danny-t nga vitet ’50.

Burimi: botasot.info


