katari egjipti dhe turqia i kerkojne hamasit te pranoje planin e paqes te trumpit 68dc50cadc5c7

Katari, Egjipti dhe Turqia i kërkojnë Hamasit të pranojë planin e paqes të Trumpit

September 30, 2025
1 minut lexim

Pas shpalljes së planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, një numër vendesh arabe dhe islame kanë dalë në mbështetje të tij.

Pavarësisht raportimeve për ndryshime të minutës së fundit në dokumentin final nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetja ndërkombëtare nuk ka munguar.

Sipas një raporti të publikuar nga Axios, Katari, Egjipti dhe Turqia, vende që historikisht kanë shërbyer si ndërmjetëse në bisedimet me Hamasin, i kanë bërë thirrje këtij grupi që të pranojë propozimin e paqes të mbështetur nga Trump.

Axios citon dy burime të afërta me bisedimet, të cilat tregojnë se tre shtetet po ushtrojnë presion diplomatik mbi Hamasin për të dhënë një përgjigje pozitive dhe për të mos e humbur këtë mundësi të re për ndaljen e luftës dhe nisjen e procesit të rindërtimit të Gazës.

Katari, Egjipti dhe Turqia kanë qenë prej kohësh aktorë kyç në përpjekjet për ndërmjetësim në konfliktin izraelito-palestinez dhe zotërojnë njëfarë ndikimi mbi qëndrimet e Hamasit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

champions inter bayern e atletico dhurojne spektakel liverpooli shtanget ne turqi mourinho rikthehet me humbje ne shtepi rezultatet 68dc4fd05ad1a
Lajmi i mëparshëm

Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’ (Rezultatet)

deshira e trump per nobelin do tia japin dikujt qe nuk ka bere asgje 68dc5508eee05
Lajmi i radhës

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë