kasami viziton dy nxenesit e sulmuar ne tetove dhunuesit do te perballen menjehere me drejtesine 68b9ccf4b9d06

Kasami viziton dy nxënësit e sulmuar në Tetovë: Dhunuesit do të përballen menjëherë me drejtësinë

September 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar dy nxënësit që u sulmuan mbrëmë në qytet, ku bashkë me familjarët e tyre ndau shqetësimin dhe dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë.

“Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë. Familjarëve u kam garantuar se do të bëj gjithçka që organet përkatëse të veprojnë pa vonesë dhe dhunuesit të përballen me drejtësinë menjëherë”, theksoi Kasami.

Ai vlerësoi reagimin e shpejtë dhe të saktë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, duke theksuar se një qasje e tillë është garanci që raste të ngjashme të mos përsëriten.

Kasami u zotua se institucionet lokale do të jenë në krah të qytetarëve dhe do të punojnë për një Tetovë të sigurt për të gjithë.

Messenger creation 7A5AF1CE 0C70 4590 B2B9 D6BDF585ED68

Messenger creation 10C1EC55 ECF8 432F 916B B2896F236C52

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova kemi obligim te sigurojme funksionim te papengueshem te entit hidrobiologjik oher 68b9cc543f47a
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Kemi obligim të sigurojmë funksionim të papengueshëm të Entit hidrobiologjik Ohër

certifikohen zgjedhjet me shumice votash kolegji zgjedhor rrezon padine e pd per rezultatin e 11 majit 68b9ce54a2be5
Lajmi i radhës

Certifikohen zgjedhjet/ Me shumicë votash, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për rezultatin e 11 majit

Të fundit nga

ShkoLartë