kasami tetova po ndryshon 6863085754402

Kasami: Tetova po ndryshon!

June 30, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 30 qershor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar fillimin e një faze të re të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytet. Nëpërmjet një postimi zyrtar, ai konfirmoi se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Sharri” kanë nisur sot punimet për zëvendësimin e linjave të amortizuara të ujësjellësit në disa lagje të Tetovës, duke filluar nga Drenoveci.

“Sot në lagjen Drenovec po ndërrohen tubacionet e vjetra me linja të reja, të cilat përmbushin të gjitha standardet dhe kapacitetet e duhura për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm,” deklaroi Kasami.

Projekti, sipas kreut të komunës, nuk do të ndalet me Drenovecin. Ai pritet të shtrihet në çdo lagje të Tetovës ku është identifikuar rrjet i amortizuar, deri në përfundimin e modernizimit të plotë të sistemit të ujësjellësit për të gjithë qytetin.

“Qytetarët që hasin vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm mund të paraqiten në zyrat e NP ‘Sharri’, ku çdo rast do të trajtohet me përparësi dhe do të gjendet zgjidhje e menjëhershme,” shtoi ai.

Kryetari theksoi gjithashtu angazhimin e institucionit që drejton për të garantuar kushte dinjitoze për jetesë urbane dhe shërbime të besueshme për çdo familje në Tetovë.

“NP ‘Sharri’ mbetet e përkushtuar për të ofruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë – sepse Tetova po ndryshon,” përfundoi Kasami.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nenshkruan urdhrin ekzekutiv per heqjen e sanksioneve ndaj sirise 6863054b6a42e
Lajmi i mëparshëm

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

tufegxhic prokuroret publike do te mbahen pergjegjes per akuzen kunder babait te vanjes 68630b9f7a3d9
Lajmi i radhës

Tufegxhiç: Prokurorët publikë do të mbahen përgjegjës për akuzën kundër babait të Vanjës

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë