kasami tetova mbeshtet dokumentimin e krimeve te luftes ne kosove 69415e8ecde8a

Kasami: Tetova mbështet dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

December 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, z. Atdhe Hetemi.

Gjatë takimit u diskutua për misionin institucional të Institutit, punën kërkimore dhe dokumentuese që ai zhvillon, si dhe për rëndësinë e trajtimit sistematik të krimeve të luftës në Kosovë, si një obligim moral, historik dhe juridik.

Palët u dakorduan që Komuna e Tetovës të vendosë një bashkëpunim të strukturuar me Institutin për Krime Lufte në Kosovë, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke koordinuar aktivitete të përbashkëta. Ky bashkëpunim synon ruajtjen e së vërtetës historike, forcimin e drejtësisë për viktimat dhe rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik.

Nga Komuna e Tetovës u theksua se ballafaqimi me të kaluarën dhe mbrojtja e së vërtetës historike janë parakushte thelbësore për ndërtimin e drejtësisë së qëndrueshme dhe sigurimin e paqes afatgjatë në rajon.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi konstaton doreheqjen kryeprokurorit ljupco kocevski 694157746e967
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi konstaton dorëheqjen kryeprokurorit Ljupço Kocevski

bashkepunim ekonomik spiropali mesazh nga athina rikonfirmuam mbeshtetjen e greqise per integrimin ne be 69416094a6aa7
Lajmi i radhës

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh nga Athina: Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin në BE

Të fundit nga

ShkoLartë