kasami shqiptaret jane promotore te vlerave europiane jo te urrejtjes dhe racizmit 689216c0757e8

Kasami: Shqiptarët janë promotorë të vlerave europiane, jo të urrejtjes dhe racizmit

August 5, 2025
1 minut lexim

Në prag të ndeshjes së rëndësishme mes KF Shkëndija dhe Qarabag, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për ekipin kuqezi, duke theksuar rolin e jashtëzakonshëm që luan Shkëndija në jetën kulturore dhe shpirtërore të qytetit dhe të gjithë shqiptarëve.

“SHKËNDIJA nuk është thjeshtë një ekip futbolli. Ajo është fryma e Tetovës, rrahja e zemrës sonë, krenaria e çdo shqiptari që e ndjen gjakun të vlojë kur valon flamuri kuqezi”, ka shkruar Kasami.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje masive në stadium, duke theksuar se kjo ndeshje është më shumë se një sfidë sportive – është një moment për të dëshmuar se shqiptarët dhe Tetova përfaqësojnë vlera të larta sportive dhe europiane.

“Tetovarët dhe shqiptarët nuk mund të përdoren si ‘mish për top’, gjithmonë kur klane të caktuara politike të dështuar në mbrojtjen e vlerave shqiptare përpiqen të shkaktojnë tensione”, ka shtuar ai, duke dhënë një mesazh të qartë kundër instrumentalizimit të komunitetit shqiptar.

Kasami ka përfunduar postimin e tij me një urim për ekipin: “Urime e suksese SHKËNDIJA jonë!”, duke e quajtur klubin si “Shkëndija e vlerave sportive dhe e vlerave evropiane”.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas ndarjes me chiara ferragni fedez nuk eshte me vetem 689212c1de9e8
Lajmi i mëparshëm

Pas ndarjes me Chiara Ferragni, Fedez nuk është më vetëm!

bekim sali qeveria vlen ndane 47 5 milione euro per ndertimin e spitalit te kercoves 77 5 per spitalin e tetoves 689216c354eaa
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Qeveria VLEN ndanë 47.5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, 77.5 për spitalin e Tetovës

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë