kasami rinia shqiptare permbysi sistemin e kalbur vlen eshte garancia e se ardhmes 68dc3046b9240

Kasami: Rinia shqiptare përmbysi sistemin e kalbur, VLEN është garancia e së ardhmes

September 30, 2025
1 minut lexim

Në një sallë të tejmbushur me përkrahës, VLEN sot në Shkup mbajti konventën promovuese, ndërsa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, solli një mesazh të fuqishëm mbi rrugëtimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, Kasami rikujtoi momentin e vitit 2016, kur për herë të parë u shpalos ideja e ndryshimit përmes rinisë shqiptare.

“Shumëkush nuk na besoi, shumëkush na nënvlerësoi. Por ja ku jemi sot, me mijëra heronj që sollën ndryshimin e shumëpritur. Ju e mposhtët zullumin, e përmbysët një sistem të kalbur e të korruptuar dhe ndaluat pasurimin e individëve në kurriz të shqiptarëve”, tha Kasami.

Ai akuzoi partitë që për dy dekada kishin sunduar, duke i lënë shqiptarët vetëm me varfëri dhe raste të montuara politike.

Sipas tij, ndryshimi i madh i vitit 2024 ishte zëri i shqiptarëve që kërkuan dinjitet, ndërsa VLEN ishte vetëm shërbëtori i këtij zëri.

Kasami theksoi se përgjegjësia e VLEN është e madhe, por vullneti për ta çuar deri në fund betejën është edhe më i madh: “Siç e çliruam pushtetin qendror nga korrupsioni e abuzimi, ashtu do t’i çlirojmë edhe komunat tona”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555903925 1850419965571287 5252654218720678616 n
Lajmi i mëparshëm

Bashkim Ramosaj nga Prilepi: Përkrahje e fuqishme për Aleancën dhe numrin 174

pergatituni per dite te acarta paralajmeron meteorologu grek reshje shiu dhe debore ne shqiperi 68dc31768a8fa
Lajmi i radhës

Përgatituni për ditë të acarta! Paralajmëron meteorologu grek: Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë