kasami reagimet e limanit qe vlen sa me shpejte te behet subjekt politik po diskutohet koncepti i rotacionit per kryetarin 694d3c1e1b933

Kasami: Reagimet e Limanit, që VLEN sa më shpejtë të bëhet subjekt politik! Po diskutohet koncepti i rotacionit për kryetarin

December 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 dhjetor – Pas reagimit përmes rrjeteve sociale të Fatmir Limanit, kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami thotë se janë në komunikim me të gjithë funksionarët e VLEN-it dhe se nuk ka shqetësim që vlerëson që duhet të prezantohet në opinion. Kasami nuk e komentoi saktësisht mos-prezencën e Limanit në takimin që ai kishte me Degën e Lëvizjes Besa në Kërçovë.

“Unë vlerësoj që çdo anëtar i çdo subjekti politik ka të drejtën e plotë që të japë qëndrimet e tij për rrugëtimin e mëtutjshëm të VLEN-it dhe edh ereagimin e z.Limanit dhe të tjerat i shohim në këtë drejtim , sesi të gjejmë rrugën më të shkurt dhe më të mirë që VLEN-i sa më shpejtë të bëhet një subjekt politik”, tha Kasami.

Kasami tha se në VLEN po kërkohet opsioni më i mirë për shkrirje në subjekt politik, ndërsa tha se për çështjen e kryetarit të partisë, po shqyrtohet modeli që të jetë me rotacion.

“Një ndër opsionet që më së shumti po diskutohet është koncepti i rotacionit”, tha Kasami.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konjufca viziton shkupin tubim i hapur i lvv se ne teatrin shqiptar 694d34f3dca80
Lajmi i mëparshëm

Konjufca viziton Shkupin, tubim i hapur i LVV-së në Teatrin Shqiptar

aksident i rende ne rrugen e arbrit nje person ne gjendje kritike 694d3e16f2b77
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, një person në gjendje kritike

Të fundit nga

ShkoLartë