kasami projekt 40 milione euro qe lidhe tetoven lisecin dhe kodren e diellit 68ee3494f1926

Kasami: Projekt 40 milionë euro që lidhë Tetovën, Lisecin dhe “Kodrën e Diellit”

October 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt madhor që pritet të transformojë turizmin malor në rajon. Bëhet fjalë për ndërtimin e teleferikut Tetovë – Lisec – Kodër e Diellit, një investim prej 40 milionë eurosh që do të lidhë qytetin me njërën prej destinacioneve më të njohura turistike në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Kasamit, ky projekt do të jetë një hap i madh drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik të Tetovës, duke e kthyer Kodrën e Diellit në një destinacion të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

“Kodra e Diellit së shpejti me teleferik – është një ëndërr e shumë qytetarëve që po bëhet realitet,” ka shkruar Kasami në njoftimin e tij publik.

Teleferiku pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen e vizitorëve drejt qendrës turistike, të zvogëlojë trafikun rrugor dhe ndotjen, ndërsa njëkohësisht të rrisë numrin e turistëve vendas dhe të huaj në zonë.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se punimet për projektin do të fillojnë së shpejti, pas përfundimit të fazave të planifikimit dhe tenderimit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO 1
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Në Butel projekti për Shtëpinë e Kulturës dhe sheshin prej 3.000 m² gati për realizim (VIDEO)

e papranueshme olsian cela kritika prokuroreve ankohen neper ambasada per vendimet e apelit 68ee35f5cb83a
Lajmi i radhës

“E papranueshme”- Olsian Çela kritika prokurorëve: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e Apelit!

Të fundit nga

ShkoLartë