kasami pret kryebashkiakun e kukesit fokus bashkepunimi per projekte nderkufitare 6a3c1ce26ef93

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

June 24, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Tetovës dhe Kukësit.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Albert Halilaj. Një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe përvoja mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal”, ka deklaruar Kasami.

Sipas tij, gjatë bisedimeve vëmendje e veçantë i është kushtuar mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve përkatëse.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare, të cilat mund të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim përvojash dhe përfitime konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit”, theksoi Kasami.

Takimi u vlerësua si një hap drejt forcimit të lidhjeve mes dy komunave dhe identifikimit të nismave të përbashkëta që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave që ato përfaqësojnë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli nuk do te terhiqemi nga libani edhe nese shba te e kerkojne kete 6a3c1419e240a
Lajmi i mëparshëm

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

dy muaj pa uje banoret e fshatit arnaqi paralajmerojne protesta 6a3c1e35b208a
Lajmi i radhës

Dy muaj pa ujë, banorët e fshatit Arnaqi paralajmërojnë protesta

Të fundit nga

ShkoLartë