kasami pas 30 viteve vlen ua kthen shtetin te gjithe qytetareve 687a52b6b866f

Kasami: Pas 30 viteve, VLEN ua kthen shtetin të gjithë qytetarëve

July 18, 2025
min lexim

Shkup, 18 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferecë për shtyp tha se VLEN pas 30 viteve ua kthen shtetin qytetarëve. Ai tha se për dy vjet investojnë 300 milionë euro në projekte lokale, gjë që sipas tij, asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë.

Kasami gjithashtu tha se komunat shqiptare në të gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe në Shkup, që u lanë në margjina për dekada me radhë, sot po marrin mbi 30% të shumës totale.

“Andaj po e them me plot përgjegjësi se padrejtësia historike që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë e kaluara i erdhi fundi. Së treti, ky është koncepti që tregon se tani kemi një qeveri që kujdeset për qytetarët, ndërton dhe zgjidh problemet. Po ndërtohet në Tetovë, duke zgjidhur probleme të trashëguara, poashtu edhe në Likovë, Gostivar, Strugë, kudo ku jetojnë shqiptarët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën”.

“Qeveria VLEN dje miratoi 828 projekte me vlerë totale prej 225 milionë euro. Vlen të theskohet se vitin e kaluar Qeveria VLEN ndau 288 projekte me vlerë totale mbi 73 milion euro. Shuma totale për këto dy vite është rreth 300 milionë euro para për qytetarët dhe nevojat e tyre. Këto mjete janë të destinuara për ndërtim të shkollave, kopshteve të fëmijëve, pishinave, rrugëve të reja, ujësjellësve, kanalizimeve, ndërtimin e teatrove, fushave të sportit, etj. Komunat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut më në fund po marrin arterien e tyre të zhvillimit dhe mbështetjes nga buxheti qendror. Për herë të parë shqiptarët i përfaqëson një koalicion i cili vendos për të drejtat e tyre”, tha mes tjerash Kasami.

Ai theksoi se “në fjalorin tonë nuk ekziston ndasia politike, ne po investojmë në çdo komunë pavarësisht bindjeve poltike të udhëheqësve lokale”.

“Kjo është arsyeja pse nuk kemi qytetarë të klasit të parë dhe të dytë, qëllimi ynë është i përbashkët dhe këtë do ta arrijmë për të gjithë. Ne tashmë po punojmë, eskavatorët janë në terren dhe jo në video prezentime të zbukuruara si kanë bërë të kaluarën. Përveç infrastrukturës, ky program gjeneron ekonomi lokale: vende të reja pune, rritje të kërkesës për kompanitë e ndërtimit, të ardhura më të larta në bizneset e vogla që furnizojnë kantieret e ndërtimit. Po zgjidhim probleme të trashëguara ndër vite!”.

“Kanalizimet dhe ujësjellësit që po ndërtojmë sot, u planifikuan nga të tjerët në shekullin e kaluar. Rrugët, bulevardet që po ndërtojmë sot u premtuan dekada më parë. Koha për fjalë boshe ka ikur. Koha për fotografi dhe fushata të kushtueshme në Facebook ka mbaruar. Ajo që po bëjmë sot është më shumë sesa numra, është një kontratë e re shoqërore. Misioni ynë është t’ju kthejmë fondet tuaja si përfitim i dukshëm, i matshëm dhe i përditshëm. VLEN mbetet garantuesi që marrëveshja do të përmbushet. Për ne, rruga drejt standardeve evropiane nuk kalon përmes altoparlantëve, por përmes eskavatorëve, asfaltit dhe ujit të pastër në çdo shtëpi”, tha Kasami.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky flet ne telefon me macronin per furnizimet me raketa 687a4faa70b91
Lajmi i mëparshëm

Zelensky flet në telefon me Macronin për furnizimet me raketa

rritet dukshem numri i operacioneve ne vena ne kliniken e kirurgjise 687a56766c1f0
Lajmi i radhës

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Të fundit nga

ShkoLartë