kasami nerova ishte e harruar nga shteti bdi ja te mos e keqperdor ambasadorin 6867cabed4cb4

Kasami: Nerova ishte e harruar nga shteti, BDI-ja të mos e keqpërdor ambasadorin

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkolla e Nerovës, e cila ishte harruar nga shteti me dekada është transformuar në arenë debati. BDI-ja që për 22 vite ishte në pushtet nuk e zgjidhi hallin e banorëve, por pas vendimit të Qeverisë, sot i duartroket ambasadorit të Shqipërisë Denion Meidani i cili pas alarmimit të Alsat kishte vizituar Nerovën për të parë gjendjen nga afër. Bilall Kasami nga VLEN i apelon BDI-së opozitare që të mos keqpërdor Ambasadën dhe ambasadorin për pikë ditore politike, ndërsa uron që ambasadori të jetë në krye të detyrës për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe shqiptarët konform Kushtetutës dhe më pak të bjerë në ndikim të politikës ditore nga partitë që e kanë humbur busullën.
“Është për t’u habitur se si ambasadori e zgjidhi këtë problem. Nuk e di a ndërtoi objektin apo legalizoi tokën apo e kërcënoi shtetin ndoshta me ndonjë armë bërthamore që shteti pastaj të marrë masa adekuate. Mendoj se janë lojëra shumë të ulëta. Edhe këtë rast, shkolla e Nerovës u zgjidh si rezultat i vullnetit pozitiv të kësaj qeverie. Një problem i trashëguar nga Qeveria paraprake pa shumë zhurmë, pa shumë bujë… Ata kanë mashtruar, ne po realizojmë në përditshmëri projekte. Uroj që kjo të mos jetë agjendë e ambasadorit, por të jetë një dëshirë e Bashkimit Demokratik për Integrim për të keqpërdorur një post kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë siç është ambasadori dhe Ambasada e Shqipërisë”, tha Bilall Kasami, VLEN. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katy perry dhe orlando bloom konfirmojne se jane ndare zyrtarisht pas nente vitesh 6867c6844421d
Lajmi i mëparshëm

Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë se janë ndarë zyrtarisht pas nëntë vitesh

photo output
Lajmi i radhës

Anketa për Çairin: Izet Mexhiti favorit absolut, udhëheq bindshëm para Bujar Osmanit

Të fundit nga

ShkoLartë