kasami ne terren reshqitje dheu ne rrugen e banjes ekipet ne aksion 695efc78eeb83

Kasami në terren: Rëshqitje dheu në rrugën e Banjës, ekipet në aksion

January 8, 2026
1 minut lexim

Tetovë, 7 janar – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë sonte në terren në rrugën e Banjës, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut është shfaqur sërish rëshqitje e dheut.

Ekipet komunale janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht për lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal për automjetet.

Nga Komuna u bëhet thirrje qytetarëve që ta shmangin këtë aks rrugor deri në pastrimin e plotë dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

Autoritetet lokale sigurojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1BmLtke26w/?mibextid=wwXIfr

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

actor awards 2026 lista e plote e nominimeve 695ef7b2eb7b4
Lajmi i mëparshëm

Actor Awards 2026: Lista e plotë e nominimeve

abuzimi me te mituren mesohet se ne mesin e personave qe kane shantazhuar te mituren eshte edhe nje familjar 695f36108f859
Lajmi i radhës

Abuzimi me të miturën, mësohet se në mesin e personave që kanë shantazhuar të miturën është edhe një familjar!

Të fundit nga

ShkoLartë