kasami ne spitalin e kumanoves do te punesohen 15 shqiptare 55 gjithsej ne institucionet shendetesore te kumanoves 6af639edb9ecc

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

November 13, 2026
1 minut lexim
IMG 2166

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ka thënë se BDI-ja, krahas këtij institucioni është dashur të përmendë edhe strukturën e punësimit në institucionet e tjera shëndetësore të qytetit.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami përmendi Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, ku sipas tij janë të punësuar 11 shqiptarë dhe vetëm një maqedonas, si dhe Shtëpinë e Shëndetit ku janë 28 shqiptarë dhe pesë maqedonas.

Ai theksoi se punësimet në këto institucione bëhen në bazë të marrëveshjeve politike, nevojave dhe mundësive momentale.

Sa i përket Spitalit të Kumanovës, Kasami tha se kjo çështje, sipas tij, po përdoret nga BDI-ja në debatet politike, ndërsa garantoi se në kuadër të marrëveshjes parashihet punësimi i 15 shqiptarëve.

“Sa i përket Spitalit të Kumanovës është një gjendje që e keqpërdor BDI-ja, por ne garantojmë shqiptarët se është pjesë e marrëveshjes që në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë që mund t’i plotësojnë kushtet në këtë fazë dhe të ruhet përfaqësimi adekuat”, deklaroi Kasami.

Në fund, ai theksoi se nëse merret parasysh struktura e përgjithshme e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë në Kumanovë, sipas të dhënave që prezantoi, raporti është 80 me 55.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si mund te rrezohet nje ndertese fqinjet vajtojne pas shembjes vdekjeprurese te nje ndertese ne bruklin 6af63997cdf88
Lajmi i mëparshëm

​“Si mund të rrëzohet një ndërtesë?”, fqinjët vajtojnë pas shembjes vdekjeprurëse të një ndërtese në Bruklin

ndryshime ne jeten e angelina jolie le pas rezidencen luksoze ne kaliforni 6af639f1f2243
Lajmi i radhës

Ndryshime në jetën e Angelina Jolie, lë pas rezidencën luksoze në Kaliforni

Të fundit nga

ShkoLartë