kasami ne rtsh stadiumi i qytetit rruga tetove prizren dhe plani gjeneral urbanistik prioritete ne mandatin e ardhshem 68cc3ac2935d1

Kasami në RTSH: Stadiumi i qytetit, rruga Tetovë – Prizren dhe Plani Gjeneral Urbanistik, prioritete në mandatin e ardhshëm

September 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, në një intervistë për RTSH, ka folur për vizionin e tij për mandatin e ardhshëm, duke theksuar se qyteti është në prag të një transformimi të madh.

Ai theksoi se prioritet në mandatin e tij të ri do të jetë miratimi i Planit Gjeneral Urbanistik, i cili do të hapë rrugën për investime serioze, projekte kapitale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Kasami paralajmëroi edhe ndërtimin e stadiumit të qytetit, që do të jetë ndër më modernët në rajon, si dhe realizimin e projekteve kapitale që do të ndryshojnë rrënjësisht pamjen e komunës.

“Vizioni ynë është që në periudhën katër vjeçare Tetova të ketë stadium modern që ekipi ynë i zemrës Shkëndija, që është aset kombëtar, të luajë ndeshjet ndërkombëtare në atë stadium. Në bazë të kontratës me Ecolog, besojmë që brenda dy viteve stadiumi do të hap dyert për futbolldashësit”, tha Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se edhe rruga Tetovë – Prizren do të jetë prioritet në mandatin e ri.

“Është ndër projektet që do ta zhvillojë rrafshin e Pollogut, pasi do ta afrojë edhe Shqipërinë veriore. Është projekt shumë i rëndësishëm për ne. Tashmë kemi nisur përpilimin e projektit, së shpejti do të shpallet tenderi ndërkombëtar, pasi është projekt i dy shteteve. Më pas do të vazhdojë edhe zbatimi i marrëveshjes për realizimin e kësaj rruge. Është segment shumë i rëndësishëm që përforcon pozitën ndërkombëtare të Tetovës dhe rrafshit të Pollogut”, tha Kasami.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish drejtoresha e agjencise kombetare per programe arsimore evropiane lidija dimova denohet me dy vite burg per keqperdorim detyre 68cc34dacf092
Lajmi i mëparshëm

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova, dënohet me dy vite burg për keqpërdorim detyre

mungesa e teksteve te caktuara shkollore duket se nuk po shqeteson nje pjese te mesimdhenesve 68cc41640f47b
Lajmi i radhës

Mungesa e teksteve të caktuara shkollore duket se nuk po shqetëson një pjesë të mësimdhënësve

Të fundit nga

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve
ShkoLartë