kasami ne llace jete me e lehte per banoret permes investimeve 68d99c19b58e5

Kasami në Llacë: Jetë më e lehtë për banorët përmes investimeve

September 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari akual i Tetovës dhe kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishin, dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, vizituan banorët e fshatit Llacë në malësinë e Tetovës.

Gjatë vizitës, Kasami theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët si mënyra më e mirë për të dëgjuar hallet dhe kërkesat e tyre, por edhe për të prezantuar planet konkrete për zhvillimin e fshatrave të Tetovës.
Lajmi i mirë për banorët e Llacës është se shumë shpejt do të fillojë rikonstruktimi i rrugës së fshatit, një projekt i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e përditshme dhe lidhjen e fshatit me qytetin.

“Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të investojmë me përkushtim në çdo lagje dhe fshat të komunës sonë. Tetova po ecën drejt zhvillimit dhe pas 19 tetorit ky zhvillim do të marrë hov edhe më të madh,” tha Bilall Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

benny blanco ndan foto te reja nga dasma me selena gomez u martova me nje princeshe te vertete te disney t 68d99800a27a5
Lajmi i mëparshëm

Benny Blanco ndan foto të reja nga dasma me Selena Gomez: “U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t”

kurto dudushi shqiponje shqiptaret zagare sipas ali ahmetit 68d9a1f04dd6d
Lajmi i radhës

Kurto Dudushi shqiponjë, shqiptarët zagarë, sipas Ali Ahmetit!

Të fundit nga

ShkoLartë