kasami ne keto zgjedhje ali ahmetin do ta cojme ne histori 68ea1c36a9a89

Kasami: Në këto zgjedhje, Ali Ahmetin do ta çojmë në histori!

October 11, 2025
1 minut lexim

Në tubimin e mbajtur sonte në komunën e Zhelinës, njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, mbajti një fjalim të fuqishëm drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të ndryshimit politik në vend.

Duke folur për nevojën e një epoke të re në politikën shqiptare, Kasami goditi ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke përdorur një metaforë që ngjalli entuziazëm të madh në publik:

“Ata i ndrojnë emrat si thotë populli, ujku e ndron qimen po jo edhe tabiatin. Aliu është po ai që ka qenë, prandaj në këto zgjedhje janë ato që Aliun duhet ta çojnë në histori.”

Kasami theksoi se këto zgjedhje lokale janë më shumë se një garë politike — janë momenti i kthesës për t’i dhënë fund një periudhe të gjatë stagnimi dhe për ta hapur një faqe të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Tetova dhe Zhelina po flasin me një zë të ri, duke kërkuar ndershmëri, zhvillim dhe përfaqësim të denjë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7 strategji per te mos u mbingarkuar nga ngjarjet 68ea12b57772a
Lajmi i mëparshëm

7 strategji për të mos u mbingarkuar nga ngjarjet

prokuroria publike e gostivarit po vepron ne lidhje me grabitjen ne gostivar 68ea23543e048
Lajmi i radhës

Prokuroria Publike e Gostivarit po vepron në lidhje me grabitjen në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë