kasami ndryshimit me 11 janar do ti bashkohet edhe vrapcishti 69599a5a46379

Kasami: Ndryshimit më 11 janar do t’i bashkohet edhe Vrapçishti

January 4, 2026
1 minut lexim

Vrapçisht, 3 janar – Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami në Konventën promovuese të kandidatit për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri uroi që komunave të suksesshme të cilat e bën ndryshimin, t’i bashkohet edhe Vrapçishti, sepse siç tha ai, “këtë e meriton ky vendbanim”.

“Jemi këtu për të përkrahur një kandidaturë të pavarur që arriti të bashkojë zemrat e rinisë së Vrapçishtit, zemrat e banorëve të Vrapçishtit dhe të ketë përkrahje edhe nga partitë e pushtetit dhe opozitës, prandaj Zulhajrati është fitues i këtyre zgjedhjeve”, tha Kasami.

Ai në fjalën e tij madje i dëshiroi Demirit, mirëseardhje në gjirin e kryetarëve të komunave të rajonit të Pollogut, ndërsa më 11 janar fitorja të festohet bashkë.

“Demiri do ta ketë përkrahjen e qeverisë dhe do të vjen ndryshimi dhe realizimi i projekteve ku do të përmirësohet jeta e qytetarëve këtu. Më 11 janar të festojmë bashkë fitoren”, tha mes tjerash Kasami.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angelina jolie largohet nga amerika drejte evropes 695995913ec71
Lajmi i mëparshëm

Angelina Jolie largohet nga Amerika, drejtë Evropës

vlen me zulhajrat demirin vrapcishti zgjedh ndryshimin me 11 janar 69599aff9706c
Lajmi i radhës

VLEN: Me Zulhajrat Demirin, Vrapçishti zgjedh ndryshimin më 11 janar!

Të fundit nga

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut,
ShkoLartë