kasami mobilizon rinine jeni garanca e fitores 68b36db1638aa

Kasami mobilizon rininë: Jeni garanca e fitores!

August 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes rininë tetovare, duke e cilësuar atë si garancën më të madhe të fitores dhe të transformimit të qytetit.

Në një takim të mbajtur me të rinjtë tetovarë, Kasami nënvizoi se ëndrrat, idetë dhe kritikat e tyre do të jenë themeli mbi të cilin do të ndërtohet Kapitulli i Dytë i Tetovës.

Në kuadër të këtij organizimi, me unanimitet u zgjodh Valon Zeqiri si Shef i Shtabit Rinor të koalicionit VLEN në Tetovë. Kasami e përgëzoi atë dhe ekipin e tij, duke u shprehur i bindur se vizioni i tyre do të reflektohet në ndryshimet që presin qytetin.

“Rinia është e ardhmja e Tetovës dhe me ta do të shkruajmë historinë e re të këtij qyteti”, u shpreh Kasami, duke ftuar të rinjtë që të bashkohen edhe në takimin e nesërm te Shkolla “Liria”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti prezanton investimin e madh ne lagjen gazi babe rruga jashar erebara po merr forme moderne me mbi 3 milione denare 68b36d0ed7636
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti prezanton investimin e madh në lagjen Gazi Babë: Rruga Jashar Erebara po merr formë moderne me mbi 3 milionë denarë

festivali i yjeve rama poston videon permbledhese nga fushe stunde e librazhdit 68b36f16567c8
Lajmi i radhës

Festivali i Yjeve, Rama poston videon përmbledhëse nga Fushë-Stundë e Librazhdit

Të fundit nga

ShkoLartë