kasami me rinine biseduam per projektet qe do ta cojne tetoven ne nje nivel te ri zhvillimi 68e282378e240

Kasami: Me rininë biseduam për projektet që do ta çojnë Tetovën në një nivel të ri zhvillimi

October 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë, të rinj dhe kandidatët për këshilltarë në sheshin “Iliria” të qytetit, ku është folur për fushatën zgjedhore, projektet zhvillimore dhe vizionin për të ardhmen e Tetovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se takimi ishte “plot ide, diskutime dhe vizion për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë”, duke shtuar se energjia e rinisë dhe përkushtimi i aktivistëve janë shtylla të rëndësishme për suksesin e ardhshëm të qytetit.

“Tetova para katër viteve e nisi rrugën e ndryshimit, dhe këtë rrugë s’ka kush e ndal! Me NJË ZË vazhdojmë përpara, me besim, me përkushtim dhe me punë konkrete,” shkroi Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ronaldo sharka rrefim prekes ne big brother deshtova sepse mu rikthyen traumat e bullizimit 68e27e1742ac5
Lajmi i mëparshëm

Ronaldo Sharka rrëfim prekës: Në Big Brother dështova sepse mu rikthyen traumat e bullizimit

janevska do te trajnohen disa mesues per programin aftesi per adoleshencen nxenesit te mbrohen nga duhani dhe drogat 68e28f55e7861
Lajmi i radhës

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë