kasami kapitulli i dyte i tetoves do ti jape hov zhvillimit 68b98d6d6cf50

Kasami: Kapitulli i dytë i Tetovës do t’i japë hov zhvillimit

September 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Tetovës dhe njëherit kandidati i VLEN për një mandat të ri, Bilall Kasami, ka paralajmëruar projekte të reja zhvillimore për qytetin.

Ai theksoi se Tetova po hyn në “kapitullin e dytë”, duke paralajmëruar përpilimin e katër planeve detale urbanistike në qendër të qytetit, përfshirë edhe qendrën e vjetër tregtare Saranda.

Gjithashtu, Kasami bëri të ditur se do të përfundohet segmenti i fundit i bulevardit Ilinden, ndërsa pjesët periferike të qytetit do të zhvillohen për ndërtimin e shtëpive individuale.

“Këto hapa do t’i japin hov zhvillimit të Tetovës”, u shpreh Kasami.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali denon dhunen ndaj nxenesve shqiptare ne tetove drejtesia do te veproje 68b9879dc9357
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Tetovë: “Drejtësia do të veprojë”

lendohet rende nje shkupjane derisa po hynte ne ashensor ne ndertesen e rtvm se 68b9941151106
Lajmi i radhës

Lëndohet rëndë një shkupjane derisa po hynte në ashensor në ndërtesën e RTVM-së

Të fundit nga

ShkoLartë