kasami i uruam fitore vv se ne zgjedhjet parlamentare te 28 dhjetorit 6921f54394a57

Kasami: I uruam fitore VV-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

November 22, 2025
1 minut lexim

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë pamje nga takimi që kanë pasur liderët e VLEN-it dhe kryeparlamentari Afrim Gashi, me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Kasami ka shkruar se me Kurtin do të shënojnë Ditën e Alfabetit në Manastir, ndërkaq, mes tjerash thekson se i kanë uruar fitore Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.

Shkrimi i Kasamit:

Drejt Manastirit me kryeministrin Kurti, shënojmë bashkë Ditën e Alfabetit

Si udhëheqësi e VLEN-it, kishim nderin ta mirëpresim sot në Shkup kryeministrin e Kosovës, mikun tim Albin Kurti.

Në një drekë pune diskutuam gjerë e gjatë për aktualitetin politik në vendet tona, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, por edhe ndërpartiak, me Lëvizjen VETËVENDOSJE si një prej shtyllave të koalicionit VLEN.

Përgëzuam njëri-tjetrin për fitoret respektive në zgjedhjet lokale dhe i uruam fitore VV-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Bashkë me kryeministrin nisemi drejt Manastirit, aty ku 117 vjet më parë u mblodhën rilindasit tanë për ta unifikuar ABC-në shqipe, që ta shënojmë Ditën e Alfabetit siç na ka hije.

VLEN është i vendosur për ruajtjen dhe institucionalizimin e gjuhës shqipe, si dhe mbrojtjen dhe kultuvimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Urime gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona shkaterron athletic bilbaon 6921f533a6322
Lajmi i mëparshëm

Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon

etf te e ethereum nderpresin rrjedhjen 8 ditore cmimi i eth bie 6921f614d1745
Lajmi i radhës

​ETF-të e Ethereum ndërpresin rrjedhjen 8-ditore, çmimi i ETH bie

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë