kasami e mendova per kryearkitekt te tetoves por feti abazi do te jete kryetar i bogovines 68c69a7c73696

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

September 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se një ndër emrat që ka shqyrtuar për kryearkitekt të komunës së Tetovës ka qenë Feti Abazi, pasi ndër vite ka treguar përkushtim në projektet për komunën e Tetovë, por sipas Kasamit, kjo ka ndryshuar, pasi sipas tij, Abazi do të jetë kryetar i komunës së Bogovinës.

“Është më lehtë që sot të dalim në këtë garë dhe të trokasim në çdo derë. Dhe mjafton në çdo derë, veç të themi. Ne jemi këtu për të kërkuar votën tuaj për një Bogovinë të zhvilluar, për një Bogovinë me prosperitet, për një Bogovinë, e cila meriton të jetë qytet dhe ai emër është Feti Abazi. Në bazë të ndryshimeve të fundit të Ligjit për pushtet lokal, ka, tani më rikthehet edhe pozita e arkitektit të qytetit të komunës. Tash. Unë e di që mbas 19 tetorit Bogovina do të ketë një kryetar të ri dhe padyshim ai është Fethiu. Por këtu unë kam një hall, sepse kam pasur në kokë disa emra për kryearkitekt të qytetit të Tetovës, por një emër tani më nuk e kam në kombinim. Dhe ai është Fetiu, sepse pas 19 tetorit Fethiu do të jetë kryetari i ri i Bogovinës”, tha mes tjerash Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drame ne horizont kjo levizje e jennifer aniston po komentohet si hakmarrje ndaj angelina jolie 68c69651ea167
Lajmi i mëparshëm

Dramë në horizont! Kjo lëvizje e Jennifer Aniston po komentohet si hakmarrje ndaj Angelina Jolie

ministria e ekologjise me komunikate lidhur me zjarrin ne depoziten e mbeturinave elektronike f grupacija ne trubareve 68c6a79345efd
Lajmi i radhës

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

Të fundit nga

ShkoLartë