kasami dy shkolla te reja ne tetove investim per arsim cilesor 68af4ff657a87

Kasami: Dy shkolla të reja në Tetovë, investim për arsim cilësor!

August 27, 2025
1 minut lexim

Bilall Kasami Ditën e sotme e nisim me një lajm që sjell gëzim dhe shpresë për gjeneratat e reja – ndërtimin e dy shkollave të reja në Tetovë. Pas shumë vitesh pritjeje, më në fund Gjimnazi “7 Marsi” dhe Shkolla e Mesme Tekstile do të bëhen me objekte të reja, moderne dhe funksionale.

Ky projekt është më shumë se sa vetëm ndërtesa të reja. Ai është një investim i drejtpërdrejtë në arsim, dije dhe të ardhme. Me kushte të përmirësuara, me hapësira të përshtatshme për mësim, laboratorë dhe ambiente sportive, nxënësit tanë do të kenë mundësinë të zhvillohen në një mjedis që i motivon dhe i mbështet.

Ky hap tregon qartë se arsimimi i të rinjve është prioriteti ynë. Ne besojmë se çdo nxënës meriton kushte dinjitoze për të mësuar dhe për t’i realizuar ëndrrat e tij.

Investimi në arsim është investimi më i mençur, sepse është investim në të ardhmen e qytetit dhe të gjithë shoqërisë sonë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pergjithmone vetem shenjat e horoskopit qe nuk duan dhe nuk do te kene nje lidhje 68af4bdce2732
Lajmi i mëparshëm

“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

vlen partneriteti me shba eshte busulla jone politike drejt be se 68af4ffedf2c4
Lajmi i radhës

VLEN: Partneriteti me SHBA është busulla jonë politike drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë