kasami dhe qamili nisin marshin e fitores per kapitullin e dyte te zhvillimit te tetoves 68d02f3105a24

Kasami dhe Qamili nisin marshin e fitores për kapitullin e dytë të zhvillimit të Tetovës

September 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës për këshillin të koalicionit VLEN, Albi Qamile dhe kandidatër për këshilltarë ka zhvilluar sot “Marshin e Fitores” drejt Banjës së Tetovës, bashkë me kandidatët për këshilltarë komunalë, të rinjtë dhe aktivistët e tij.

Kasami tha se ky marshim simbolizon “Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës” dhe se Banja e Tetovës është shembulli më i qartë i dallimit mes dy periudhave që ka kaluar qyteti: “epokës së kaosit, neglizhencës dhe papërgjegjësisë” dhe asaj që ai e cilëson si epokë të punës, kujdesit dhe pastërtisë.

Ai kujtoi se në vitin 2021 Banja ishte e lënë pas dore, me rrugë të shkatërruara dhe mure të rrezikshme, ndërsa sot aty janë bërë investime konkrete si: rregullimi dhe zbukurimi i murit, ndërtimi i një parku lojërash për fëmijë, zhveshtore të reja për vizitorët si dhe mirëmbajtja e rrethinës.

“Tetova meriton një udhëheqësi që e do të bukurën, e do punën, e do zhvillimin. Tetova nuk kthehet prapa në epokën e zymtë, Tetova s’ndalet!” – u shpreh Kasami.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 16
Lajmi i mëparshëm

Vazhdojnë braktisjet në BDI në Çair: Burhan Aliju nga lagjja Dizhon i bashkohet VLEN-it

IMG 0028
Lajmi i radhës

Mexhiti: Prurjet e reja në VLEN janë garanci për një Çair të suksesshëm (FOTO)

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë