kasami dhe memishi ne dobrosht priten nga veterani i sportit nizam iljazi 68c1b5f1e2d82

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

September 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, janë pritur sot në Dobrosht nga veterani i sportit dhe trajneri i mirënjohur, Nizam Iljazi.

Iljazi, me një karrierë të gjatë dhe me licencë të UEFA-s që nga viti 2001, është kthyer në vendlindje për t’i shërbyer sportit vendor dhe gjeneratave të reja. Ai aktualisht është kryetar i KF Dobroshti dhe drejtues i Akademisë së futbollit në fshat, ku përkushtimi i tij shkon përtej sportit, duke synuar të formojë kampionë edhe në jetë.

Kasami dhe Memishi vlerësuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm, duke theksuar se takime të tilla janë frymëzim për të gjithë, sepse zhvillimi i komunave nuk matet vetëm me projekte infrastrukturore, por edhe me njerëzit që japin gjithçka për të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidati i pavarur per komunen e struges mendi qyra shpall zyrtarisht perberjen e kryesise se shtabit zgjedhor 68c1b5502b1ed
Lajmi i mëparshëm

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit zgjedhor

remitancat emigrantet derguan 532 milione euro deri ne qershor 68c1b7567a2ab
Lajmi i radhës

Remitancat, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor!

Të fundit nga

ShkoLartë