kasami bisedon me diplomaten amerikane per komunen decentralizimin e partneritetin 69d3db91e4653

Kasami bisedon me diplomaten amerikane për komunën, decentralizimin e partneritetin

April 6, 2026
1 minut lexim
663088271 1516109579885016 6738641016704841206 n

Kryetari i Komunës së Tetovës tha se sot në takimin me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Nicole Varnes, bisedoi për aktualitetet politike në Maqedoni të Veriut, komunë që ai udhëheqë, e decentralizimin e pushtetit.

“Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend, ndërsa diskutuam edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet Komuna e Tetovës, si dhe për decentralizimin e komunave si një nevojë thelbësore për funksionimin më efikas të pushtetit lokal,” tha ai përmes një komunikate.

“Po ashtu, theksova edhe rëndësinë e koalicionit VLEN si një frymë e re politike që synon përfaqësim të drejtë, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët,” shtoi ai, duke vënë theks në parnteritetin e nevojshëm midis vendit dhe SHBA-ve për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1775485731537
Lajmi i mëparshëm

“Profesorët” e BDI-së në protestë, Ademi: Studentët nuk e kishin kërkuar provimin e jurisprudencës

izraeli avancon pushtimin tokesor te jugut te libanit 69d3ecbf32078
Lajmi i radhës

Izraeli avancon pushtimin tokësor të jugut të Libanit

Të fundit nga

ShkoLartë