kasami beri te ditur emrat e disa prej kandidateve te vlen it per zgjedhjet lokale 6873f6eed569e

Kasami bëri të ditur emrat e disa prej kandidatëve të VLEN-it për zgjedhjet lokale

July 13, 2025
min lexim

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN, Bilall Kasami në një intervistë për Alsat bëri të ditur emrat e disa kandidatëve të VLEN që do të garojnë nëpër komuna për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Ai theksoi se është i gatshëm të garoj edhe për një mandat tjetër për komunën e Tetovës, ndërsa konfirmoi se VLEN në komunën e Zhelinës do të kandidojë me kryetarin aktual të komunës, Blerim Sejdiu.

Sipas tij, në bazë të rezultateve të anketave, gjasat janë të mëdha që në Kërçovë, VLEN të nxjerrë si kandidat Fatmir Limanin, ndërsa janë duke e shqyrtuar mundësinë për të përkrahur kandidaturën e pavarur të Visar Ademit për në Gostivar. Sipas tij deri në fund të muajit korrik duhet të jenë gati rezultatet e anketave dhe pastaj do të publikohen emrat e kandidatëve me të cilët, VLEN do të garojë në zgjedhjet lokale.

“Presim vendimin final të VLEN-it edhe për kandidaturën e Tetovës. Mund të jap ekskluzivitetin në Alsat që ajo që është vendosur në VLEN që kandidat i VLEN-it për Komunën e Zhelinës do të jetë kryetari aktual, zotëri Blerim Sejdiu. Sa i përket kandidatëve të pavarur, ne kemi thënë që për ne, më me rëndësi se një kandidat a do të jetë i një subjekti politik brenda VLEN-it apo do të jetë kandidat i VLEN-it ose i pavarur, më me rëndësi është që ai kandidat ta ketë përkrahjen e qytetarëve dhe të jetë zëri i qytetarëve, të punojë dhe të jetë në shërbim të tyre. Dhe, sipas sondazheve që kemi bërë, në Strugë nuk ka dilema që zotëri Mendi Qyra është zëri i qytetarëve të Strugës dhe është vullneti i tyre. Prandaj, ne pa dilema dhe pa hamendje e kemi përkrahur. Por, duhet të kemi parasysh se ka pasur edhe kandidatura tjera të shpallura si të pavarura, në këtë rast është edhe rasti me Kërçovën, ku megjithatë sipas sondazheve që kemi bërë del që kandidatura e Fatmir Limanit, del që kandidatura e Fatmir Limanit është më e preferuara për kërçovarët dhe ne jemi duke menduar që në Kërçovë të dalim me kandidaturën e ministrit aktual të Çështjeve Sociale dhe Demografisë. Sa i përket Gostivarit, poashtu është i njëjti qëndrim i joni që të matim qëndrimin dhe vullnetin e qytetarëve. Ende nuk i kemi rezultatet. Nëse kërkesa e qytetarëve në bazë të sondazheve tona do të jetë që zëri i tyre të jetë Visar Ademi, sigurisht që pa hezitim do të përkrahim edhe kandidaturën e pavarur për Gostivarin të zotëri Visar Ademit”, u shpreh për Alsat, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

I pyetur se a kanë marrëveshje zyrtare me OBRM-PDUKM-në për koalicion në lokale, Kasami theksoi se marrëveshje zyrtare nuk ka.

“Ka një do të kisha thënë marrëveshje parimore që ka qenë edhe në të kaluarën mes partnerëve të koalicionit në pushtetin qendror për një përkrahje të ndërsjellë në pushtetin lokal”, tha Kasami.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angellov zjarret ne krushje dhe llokvice do te jene me te veshtira per tu shuar 6873f3aa6edfc
Lajmi i mëparshëm

Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar

te famshmit e pranishem ne finalen e wimbledonit 6873f857593ef
Lajmi i radhës

Të famshmit e pranishëm në finalen e Wimbledonit

Të fundit nga

ShkoLartë