kasami 70 milione euro per qender klinike moderne ne tetove 689df952b69a4

Kasami: 70 milionë euro për Qendër Klinike moderne në Tetovë

August 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 gusht – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi sot se mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në qytetin e Tetovës.

Sot, në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtorin e institucionit, Erzen Elezi, u hodh hap i parë për modernizimin e plotë të këtij kompleksi shëndetësor, që pritet të sjellë një epokë të re për qytetarët e Tetovës dhe rajonit.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës do të sigurojë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor, duke nënvizuar kalimin nga “errësira e dështimeve të së kaluarës drejt një të ardhmeje që vlen për qytetin.”

Ky investim i rëndësishëm pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturën e vendit, duke u shndërruar në një pikë kyçe për shëndetin publik në Tetovë dhe zonat përreth.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pervjetori i mo se koalicionin opozitar e gjeti me nje identitet te papercaktuar 689df4631ddee
Lajmi i mëparshëm

Përvjetori i MO-së koalicionin opozitar e gjeti me një identitet të papërcaktuar

presioni te skuadrat shqiptare 689e03234a4ec
Lajmi i radhës

Presioni te skuadrat shqiptare

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë